Aktorja e famshme rrëfeu si mposhti frikën nga gjarpërinjtë për rolin e saj të njohur

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Salma Hayek ka treguar se si ka mposhtur frikën e gjarpërinjve

Aktorja ka rrëfyer në një intervistë të dhënë se fundmi se ajo do e kishte humbur rolin nëse nuk do të kishte tejkaluar frikën e saj më të madhe, shkruan E News.

Ajo ka rrëfyer se për shkak të frikës nga gjarpërinjtë, kishte refuzuar asokohe të kërcente në film me një gjarpër të verdhë në krahë.

Ajo ka shtuar se pasi refuzoi ta bënte këtë gjë, regjisori dhe skenaristi u bënë gati që ta zëvendësonin me dike tjetër. “Ata më thanë, ‘Ok atehërë, do të zgjedhim një tjetër aktore që e pranon këtë pjesë’”, ka shtuar Hayek.

Por në vend që ta linte rolin, aktorja vendosi të tejkalonte frikën e saj, për shkak se i duheshin paratë që do të merrte.

“Në disa kultura, gjarpri prezantonte, unë fillova të bëja kërkime, fuqinë tënde të brendshme. Dhe unë i bëra lavazh trurit tim, se nëse do e bëja atë gjë atëherë do të kërceja me fuqinë time të brendshme”, ka thënë Salma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme