Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar një person që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një femre.
Bëhet e ditur se viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa është informuar mbrojtësi i viktimave dhe QPS-ja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.