Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen personeli dhe udhëtarët

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë pranuar informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, nga policia është thënë se kanë ndërmarrë të gjitha masat.

“Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9)”.

Edhe zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, konfirmoi se kanë pranuar një kërcënim me bombë.

Ajo bëri të ditur se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar.

“Konfirmojme se kemi pranuar nje kercenim me bombe. Udhetaret dhe personeli jane evakuar dhe jane te sigurt. Ekipet e involvuara ne planin emergjent jane duke kryer detyrat e tyre. Do te ju mbajme te informuar”, përfundoi ajo.

Të ngjashme