Albert Vallqi i jep sinjale Kosovës

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi i Red Bull Salzburgut, Albert Vallqi, shpejt pritet të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Ky është sinjali që ka marrë seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, dhe menaxheri i përfaqësueses Bajram Shala, pas takimit të mbajtur me të të dielën mbrëma në Salzburg.

Paraprakisht gjatë së dielës Challandes e ka përcjellë Vallqin në ndeshjen kampionale ndaj Sturmit, e cila përfundoi pa gola në kuadër të xhiros së 21-të. Challandes është ndarë i kënaqur me lojën stabile që ka treguar Vallqi në mbrojtje. Ai është aktivizuar gjatë tërë ndeshjes, kurse kjo ishte paraqitja e tij e tretë kampionale për Salzburgun, të cilit ekip iu bashkua gjatë afatit kalimtar të janarit nga Wackeri për 750 mijë euro dëmshpërblim, shkruan Koha Ditore.

“Pas ndeshjes së Salzburgut, jemi takuar me Vallqin, i cili është shoqëruar edhe nga menaxheri i tij. Kemi diskutuar për të gjitha gjërat dhe ia kemi shpjeguar si çështjet ligjore ashtu edhe ato sportive. Edhe seleksionuesi Challandes i ka bërë me dije që llogarit në të, pasi është një mbrojtës perspektiv”, ka thënë menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala të hënën për gazetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme