Bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Gashi, Albert Limani, feston sot ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kishte si të mungonte një urim publik nga ana e partneres së tij të jetës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në InstaStory, Shkurtja ka zgjedhur fjalë të ëmbla për ta uruar gjysmën e saj.
“Urime dashuri 💯 me ne”, ka shkruar këngëtarja mbi foton ku dyshja shihen të kombinuar dhe mjaft me stil pranë njëri-tjetrit.
Dyshja e njohur janë gjithashtu prindër të dy djemve, të cilët plotësojnë në mënyrë të përsosur portretin e tyre familjar.
