Albin Kurti ka hequr dorë nga njohja reciproke e rikthen modelin gjermano-gjerman!

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 20:37 | Nga Artan Behrami

Kryeministri Kurti, më në fund, e tha sot një të vërtetë: Kosova gjendet para një situate historike!

Tash e disa muaj në prapaskena është duke u formësuar një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi, e cila njohjen reciproke nuk e ka as në fillim, as në qendër e as në fund.

Nga miq të mi ndërkombëtarë kam mësuar se Baronesha Catherin Ashton dhe ambasadori Frank Wisner, të kontraktuar nga Miroslav Lajçak, janë duke punuar në një model të marrëveshjes finale, që ka elemente të marrëveshjes gjermano-gjermane.

Ky model ‘mundëson’ normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa pasur nevojë që të ketë njohje reciproke.

Një model i tillë është shtyrë në vazhdimësi nga Berlini, sa kohë që Merkeli ishte kancelare.

Normalizimi i marrëdhënieve pa njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa anëtarësim në OKB (e pamundur në këto rrethana gjepolitike, edhe nëse Serbia nuk do ta pengonte Kosovën), do të fusë vendin tonë në status quo të ‚përhershme‘.

Në të kaluarën ky model është refuzuar gjithmonë nga pala kosovare!

Të ngjashme