Albin Kurti lirohet nga spitali, thotë së është i kënaqur me trajtimin në QKUK

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është liruar nga spitali pas qëndrimit gati tre ditorë i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton EO.

Ai ka falënderuar të gjithë stafin e Klinikës Infektive në QKUK, për trajtimin që i kanë bërë.

“I falënderohem mjekëve dhe infermiereve në Klinikën Infektive si dhe në atë të Emergjencës në QKUK. Ishin mbi 50 orë të vështira por ndjehesha i sigurt me ta. Ju falënderohem edhe të gjithë juve që më keni dërguar mesazhe inkurajuese”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, ai është mirë, por ende i nevojitet të shërohet plotësisht. Kurti ka uruar që të gjithë pacientët të dalin sa më parë të shëndoshë nga spitali.

“Isha i sëmurë, ende nuk jam shëruar. Dy javë pushim e vazhdim i terapisë janë të nevojshme. Por, më vjen turp të them se isha i sëmurë kur kam parasysh e s’i heq dot prej mendjes pacientët e tjerë aty, në gjendje të rëndë, disa edhe shumë të rëndë. Uroj që t’ia dalin të gjithë, të shërohen e të bëhen sa më mirë. Dëshiroj më të mirën për ta e për familjarët e tyre, dhe e di se mjekët e infermieret do të vazhdojnë përditë të shërbejnë me përkushtim për të gjithë të sëmurët”, ka shtuar Kurti, në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Sot dola nga spitali dhe jam mirë.I falënderohem mjekëve dhe infermiereve në Klinikën Infektive si dhe në atë të…

Posted by Albin Kurti on Thursday, February 28, 2019

Të ngjashme