Albulena Haxhiu: Abelard Tahiri manipulon me të pavërteta, ai e mbylli Institutin për Krimet e Luftës

Prishtinë | 23 Gus 2025 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Abelard Tahirit, duke e akuzuar për manipulim dhe shpërndarje të pavërtetash.

Në një postim në Facebook, ajo thekson se Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës u shua në vitin 2018, gjatë kohës kur Tahiri ishte Ministër i Drejtësisë, duke i dhënë kështu fund një mekanizmi shtetëror për dokumentimin e krimeve të Serbisë.

Haxhiu sqaron gjithashtu se periudha kohore deri më 31 dhjetor 2000 përfshihet në legjislacion që është miratuar nga qeverisja e PDK-së, përfshirë Ligjin për Personat e Zhdukur të vitit 2011 dhe vendimin për Dhomat e Specializuara në vitin 2015. Ajo thekson se ligji aktual e ka të përcaktuar qartë se fokusi është periudha e luftës (1 janar 1998 – 20 qershor 1999), ndërsa çdo përfshirje pas kësaj periudhe lidhet vetëm me pasojat e drejtpërdrejta të luftës.

Të ngjashme