Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar rezultatet e Komisionit për matjen e territorit i cili gjatë ditës theksoi gjetjet e tyre përputhen me ato të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje qysh në fillim ka paralajmëruar se cili do të jetë përfundimi i Komisionit për matjen e territorit, andaj edhe e kanë kudërshtuar si të tillë.
“Isa Mustafa në vend të reflektimit, vendosi kokë në vete të krijojë komisione si ky i fundit, për ta legjitimuar tradhtinë që e bëri Hashim Thaçi më 26 gusht të vitit 2015”.
“Mënyra se si u krijua ky komision, anëtarët që u zgjodhën, konkretisht kreu i këtij Komisioni, Hivzi Islami, një servil e njëri i nënshtruar karshi Mustafës, flasin më së miri për të vërtetat e këtij Komisioni. Këtë e dëshmojnë edhe deklarimet e dy anëtarëve të Komisionit”.
“Është e turpshme e dhimbshme madje për ne e papranueshme të tentohet manipulimi me opinionin publik dhe të thuhet se Çakorri është jashtë territorit të Kosovës, tashmë kur secili fakt i publikuar e parsheh Çakorrin përbrenda territorit tonë, kjo është dëshmuar me qindra herë”.
“Zellit për të falur territor, ne do t’i përgjigjemi me kundërshtim, përbrenda dhe jashtë Kuvendit.
Qeveria, prej kohësh, zgjidhjen e kësaj çështje e ka pasur para duarve. Injorimi i kërkesave qytetare dhe opozitare, do të prodhojë tensione të reja, për të cilat do mbahet vetë pergjegjese”, ka shkruar ajo.