Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 10:49 | Nga Drita Dërmaku

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Pas hedhjes së votës, Haxhiu për Ekonomia Online tha se procesi po shkon mirë, derisa i ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës dhe, nëse krahasojmë me zgjedhjet e 9 shkurtit, duket se në këto zgjedhje pjesëmarrja është shumë më e madhe sesa në të njëjtën kohë në ato zgjedhje. Prandaj, me këtë rast po e shfrytëzoj të drejtën time për t’i inkurajuar qytetarët e Republikës së Kosovës që ta ushtrojnë këtë të drejtë, të drejtën e tyre, sepse sot është dita kur qytetarët vendosin për të ardhmen tonë. Dita është e bukur, gjithçka po shkon mirë e mbarë dhe uroj që të vazhdojë kësisoj deri në fund”, tha ajo.

Të ngjashme