Alejtin Berisha nga UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman të OpenAI

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i UNI – Universum International College powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, do të jetë folës në konferencën më të madhe dhe më të rëndësishme në botë në fushën e teknologjisë në edukim, ASU+GSV Summit, ku folës do të jenë edhe Bill Gates dhe Sam Altman nga OpenAI, sensacioni më i madh i teknologjisë dhe krijuesi i ChatGPT!

Kjo konferencë, e cila mbahet nga data 14-17 prill në San Diego të Kalifornisë, mbledh njerëzit më të rëndësishëm të edukimit në botë, dhe konsiderohet si Davosi i Edukimit dhe Teknologjisë në Edukim. Bashkë-organizator i kësaj ngjarje është partneri strategjik i UNI – Universum International College, Arizona State University, universiteti nr. 1 për Inovacion në SHBA dhe njëkohësisht universiteti më i madh publik amerikan. 

Drejtuesit e universiteteve, ndërmarrës dhe zyrtarë qeveritarë nga e gjithë bota po gjenerojnë ide të reja për të ofruar mundësi shtesë për studentët në gjithë botën, përfshi edhe studentët e UNI, të cilët fuqizohen nga ASU. 

Ky panel do të diskutojë se si rrjeti i universiteteve partnere të Arizona State University dizajnon dhe ekzekuton forma inovative për të ofruar mundësi dhe edukim të klasit botëror për studentët. 

Udhëheqësit nga Azia, Evropa dhe Amerika Latine do të ndajnë përvojat e tyre se si ky rrjetëzim po ndikon në institucionet e tyre dhe po zgjeron kapacitetin për të ofruar ndikim pozitiv në rajon.

E themeluar në vitin 2010 me një partneritet në mes Arizona State University dhe Global Silicon Valley (GSV), kjo konferencë vjetore e ASU+GSV shtjellon tema rreth inovacionit dhe teknologjisë edukative. Konferenca ASU+GSV tërheq themelues të startup-eve, CEO të teknologjisë edukative dhe investitorë nga mbi 130 vende të botës. 

UNI – Universum International College, me fuqinë e Arizona State University dhe rrjetin e saj global, po sjellë një standard të klasit botëror në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon!

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Të ngjashme