Ali Gashi (BSPK): Qëmoti s’është parë protestë si e sotmja – qeveria të reflektojë

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Ali Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së, i ka bërë thirrje qeverisë që të reflektojë për kërkesat e tyre pas protestës së sotme të organizuar nga ta.

“Protestë si kjo e sotmja nuk është parë qëmoti e organizuar nga sindikatat e që ka ardhur si rrjedhojë e injorimit të kërkesave të kamotshme të sindikatave, konkretisht punëtorëve”, është shprehur Gashi në emisionin PORTOFOL në Klan Kosova FM.

“Ky është vetëm fillimi. Por besoj se qeveria do të reflektojë. I bëj ftesë qeverisë që të ulet dhe të bisedojë për kërkesat tona që janë jo vetëm të sindikatave por të të gjithë të punësuarve në Republikën e Kosovës”.

Gashi ka thënë se as nuk do që të besojë se kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh.

“Qeveria është votuar prej nesh dhe është e thirrur edhe më ligj që ta marrë për bazë zërin e qytetarëve”.

Të ngjashme