Aliu nderon kontributin e mjekut tashmë të ndjerë, Sami Spahiun me çmimin ” Nderi i Qytetit”

Prishtinë | 23 Dhj 2023 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka vendosur që ta nderojë kontributin e mjekut të ndjerë, Sami Spahiun me çmimin “Nderi i Qytetit”.

Çmimin e pranuan në zyret e kryetarit Aliu, bashkëshortja dhe djali i mjekut të ndjerë.

Ky çmim erdhi në rastin e 150 vjetorit të themelimit të qyteti të Ferizajt.

Postimi i plotë i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu:

“Ferizaj në historinë e tij 150 vjeçare, i dha Kosovës emra të ndritur, kontributplotë në lëmi të ndryshëm. I tillë ishte edhe personaliteti i veçantë, me vlerat të dalluara njerëzore e profesionale, personalitet i dashur e kurdoherë në shërbim të qytetarëve e ku me rastin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”, pas vdekjes për SAMI SPAHIU. Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë”, shkroi ai.

Të ngjashme