Aliu në Ditën Botërore të Librit takohet me shërbyesin e Bibliotekës së Qytetit: Avni Sadiku, bashkëqytetari ynë shembullor është vlerë e botës së librit

Prishtinë | 23 Pri 2024 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në Ditën Botërore të Librit, ka zhvilluar një takim me Avni Sadikun, që njihet si shërbyesi i Bibliotekës së qytetit.

Aliu, ka thënë se Avniut i ka dhuruar librin me të dhëna historike të Ferizajt si mirënjohje e vlerësim për punën e tij me dekada, raporton Ekonomia Online.

“Avniu për dekada dha më të mirën nga vetja, nuk u kursye për asnjë çast duke i shërbyer librit e lexuesve në Bibliotekën e Qytetit “Sadik Tafarshiku”. Ai gjithnjë kishte librin, zemrën plot e buzëqeshjen për t’i shërbyer lexuesve”, ka thënë i pari i komunës së Ferizajt.

Postimi i plotë:

Avniun e njeh i gjithë Ferizaj, veçanërisht studentët, lexuesit, pasionantët e fjalës së shkruar dhe librit. Avniu për dekada dha më të mirën nga vetja, nuk u kursye për asnjë çast duke i shërbyer librit e lexuesve në Bibliotekën e Qytetit “Sadik Tafarshiku”. Ai gjithnjë kishte librin, zemrënplot e buzëqeshjen për t’i shërbyer lexuesve.

Sot, kur po shënojmë Ditën Botërore të Librit, kafen e mëngjesit e pimë bashkë me Avniun ku i dhuruam ne, librin me të dhëna historike për Ferizajn, si shenjë mirënjohje e vlerësim për punën e tij shembullore, zellin e rrallë e shërbimin fisnik që i bëri për dekada librit e lexuesve në Ferizaj.

Avni Sadiku, bashkëqytetari ynë shembullor është vlerë jo vetëm e botës së librit por me urtësinë e tij e kontributin edhe e çdo pore të shoqërisë.

Urime Dita Botërore e Librit

Të ngjashme