Aliu njofton se 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar zonave të mbrojtura të Kosovës

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka thënë se sot kanë nisur javën mbarë, për faktin se tashmë janë njoftuar për 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore që u janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës.

Aliu ka thënë se në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrorë që janë shpallur në mbrojtje, janë përfshirë kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik si dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore, raporton Ekonomia Online.

“Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës. Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjes institucionale dhe zbatimit e masave përkatëse”, ka thënë ministri.

Postimi i plotë:

Po e nisim javën mbarë, me lajmin që nxit shpirtin e të gjithë natyrë-dashësve, ku plot 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës.

Në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrore që i kemi shpallur në mbrojtje, kemi përfshirë kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik si dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.

Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës. Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjes institucionale dhe zbatimit e masave përkatëse.

Lista e 13 zonave të reja të trashëgimisë natyrore:

1. Trungu i dushkut në Vlashnje – (Monument i natyrës më karakter botanik)

2. Shpella në Shkozë

(Monumente gjeomorfologjik dhe speleologjik)

3. Në Vërmicë – Burimi i ujit natyral.

4. Në Poslisht – Burimi i ujit natyral.

5. Malsi e Re – Kompleksi i pishave

(Peizazh i mbrojtur me karakter botanik)

6. Humnera në Lubizhd të Hasit

(Monument i natyrës me karakter speleologjik)

7. Trungu i Vjosëa

(Monument i natyrës më karakter botanik)

8. Trungu i dushkut (Quercus sp.)

(Monument i natyrës më karakter botanik)

9. Trungu i dushkut (Quercus sp.)

(Monument i natyrës më karakter botanik)

10. Liqeni karstik në Zym

(Monument i natyrës me karakter hidrologjik)

11. Shpella në Zym (Monument i natyrës me karakter speleologjik)

12. Trungu i dushkut në Romaj

(Monument i natyrës më karakter botanik)

13. Kompleksi i Trungjeve në Dedaj

(Monument i natyrës më karakter botanik)

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës 👏🏻

Të ngjashme