Aliu-opozitës: S’po e kuptoj pse më keni thirr mua kur po flisni për kontrata tjera – s’kam haber për atë punë

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 12:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nuk e kupton pse i janë drejtuar vetëm atij për tenderët njëburimorë, raporton Ekonomia Online.

Aliu ka kërkuar që seanca për këtë çështje të shtyhet në një ditë tjetër kur të mblidhet i gjithë kabineti qeveritar aty. Ai ka theksuar se ka “0.8 për qind, nuk mundem me u përgjigj për ta”.

“Krejt çka u fol qitu, nuk ka të bëj me mu. Deputetja që e ka thirrë seancën, e filloi fjalimin e saj dhe e përfundoi, në rastin kur duhej të fliste për Ministrinë e Infrastrukturës tha 10 milionë, realisht është një. Pra, në dy shtylla, është arsyetu thirrja e seancës, pra për kontratat njëburimore për vitin 2021 dhe për vitin 2023. Kur bie fjala për Komisionin Evropian, thuhet 78 milionë për Qeverinë, këtu u përmend KEK me 69 milionë. Për këtë punë ish dashtë me e thirrë dikë tjetër, pse ma drejtoni seancën mu kur për vitin 2023 unë i kam ma pak se 1 milion”, u shpreh Aliu.

“Në vitin 2021, është një kontratë njëburimore. Po e kuptoj nevojën për spektakël, por komuna e Prishtinës i ka 6.48 vetëm në raport. Për kontrata njëburimore më keni thirrë mu, s’po e kuptoj pse. A e dini pse është kjo? Po të ish ditë me kohë që do flisnit për të gjitha kontratat tjera, këtu do kishte qenë edhe ministrja e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës. Ju po dilni po folni për ta, s’kam haber për atë punë, s’keni për çka. Kontratat njëburimore e keni cekë dy herë, keni thënë janë burim i korrupsionit. Mbase po, por krahasoni edhe komunat edhe ministritë tjera krejt, sidomos në veçanti ndërmarrjet”, deklaroi tutje Aliu.

Të ngjashme