Aliu: Synojmë që deri në vitin 2030, 30% e veturave të jenë elektrike

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 11:46 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës Libur Aliu ka prezantuar dy vendime të miratuara që kanë të bëjnë më draft-strategjinë e transportit multimediale për vitin 2023-2030 dhe draft-koncepti e dokumentit për fushën e automjeteve, raporton Ekonomia Online.

Ai në konferencë për medie pas mbledhjes së parë të Qeverisë për këtë vit, tha se synohet që deri në vitin 2030, 30 për qind e flotës së automjeteve në vend të jenë elektrike apo hibride, që nuk ndotin ambientin.

“Kemi marrë dy vendime të rëndësishme, i pari ka të bëje me draft-strategjinë e transportit multimediale për vitin 2023-2030 e cila është miratuar sot dhe vendimi i dytë ka qenë aprovimi i draft-koncept dokumentit për fushën e automjeteve”.

“Që të dyja këto vendimet janë vendime që prekin drejtpërdrejte edhe çështjen e transportit dhe interesin e qytetareve, për sa i përket lëvizshmërisë por edhe aspektin tjetër që është i rëndësishëm aspekti mjedisor. Strategjia e multimediales është dokument të cilin e kemi përgatit bashkë me ndihmën e BE-së dhe në linjë me politikat e BE-së dhe synojnë që të krijojë koordinim të çartë në mes të llojeve të ndryshme të transportit e që është transporti tokësorë, rrugorë, hekurudhor dhe ajror”.

“Kjo strategji do të ndihmojë që komforë trageteve të BE-së të arrijë t’i zbusë emisionet nga ana e transportit dhe të krijojë siguri në trafik”.

Të ngjashme