Ambasada amerikane dhe britanike mbështesin KGjK-në

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 15:59 | Nga

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Nehat Idrizi, priti sot në një takim pune ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Greg Delawie dhe ambasadorin e Britanisë, Ruairi O’Connelli.

Në këtë takim kryesuesi Idrizi, njoftoi të pranishmit për tërë zhvillimet e sistemit gjyqësor, duke filluar nga procesi i emërimeve të gjyqtarëve e deri te emërimi i kryetarëve të gjykatave, si dhe për zhvillimin e procesit të integrimit të veriut të vendit.

Idrizi, shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në funksionalizimin e sundimit të ligjit në vendin tonë, me theks të veçantë,  potencoi llogaridhënien dhe besimin e publikut. Gjithashtu, ai i njoftoi të pranishmit edhe për lëndët e korrupsionit si lëndë me prioritet për KGjK-në.

Ndërsa, Ambasadori Delawie, si prioritet prej kur ka ardhur në vendin tonë, theksoi se ka sundimin e ligjit dhe se shteti prej nga ai vjen e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Kosovën, andaj, interesimi për sistemin e drejtësisë është i veçantë vetëm, e vetëm që Kosova të shkojë përpara.

Për ambasadorin Ruairi O’Connelli, KGjK-ja është thelbësore në gjyqësorin e Kosovës duke pasur parasysh rolin dhe funksionin që ka.

“Andaj, ne jemi të përqendruar të mbështesim punën tuaj, këtë jemi duke e bërë në vazhdimësi, por shqetësuese për mua është niveli i ulët i besimit në sistemin e drejtësisë, është koha të ndërmerren hapa të sigurt për këtë kthim”, theksoi ai.

Të dy ambasadorët dhanë disa sugjerime për KGjK të cilat janë të rëndësishme për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe rritjen e besimit të qytetareve. Sugjerimet kanë të bëjnë me aktivitete të rëndësishme të cilat janë duke u realizuar në KGjK. Të gjitha palët u pajtuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin në këtë drejtim.

Kryesuesi Idrizi, të dy ambasadorët i falënderojë për mbështetje dhe u premtojë se do të jetë më sy çelë në punën e tij dhe se do të vazhdojë të punojë me përkushtim në luftën kundër korrupsionit, në menaxhimin e lëndëve, në proceset gjyqësore me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit gjyqësor si dhe kthimin e besimit të publikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme