Ambasada Amerikane ka një thirrje për shtetasit e saj pas sulmit

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 09:31 | Nga

Ambasada amerikane në Malin e Zi u ka bërë thirrje të gjithë shtetasit amerikanë të qëndrojnë larg objektit të ambasadës përkohësisht, për shkak të sulmit me granat dore në orët e hershme të mëngjesit në ambasadëi.

“Ambasada e ShBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj.

Kujtojmë se në orët e mëngjesit një person kishte sulmuar ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë. Fillimisht besohet se sulmuesi hodhi një ‘granat dore’ në drejtim të ambasadës e më pas ka vrarë veten.

“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Ambasada po ashtu i udhëzoi amerikanët që t’i shmangin tubimet e mëdha në kryeqytet dhe të monitorojnë mediat lokale për përditësime mbi situatën. Ajo i anuloi të gjitha shërbimet e parapara për ditën e sotme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme