Ekonomia Online
FUNDIT

Ambasadori britanik pas takimit me Haradinajn: Biseduam për kandidaturën për President

Ambasadori britanik pas takimit me Haradinajn: Biseduam për kandidaturën për President

Ambasadori Abbott në një postim në Twitter ka treguar se ka takuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Ai tha se në takim bisedoi me Haradinajn për planet e tij si një kandidat për President të Kosovës dhe për të dëgjuar për pritshmëritë e AAK-së në zgjedhjet që do të mbahen […]

Ambasadori Abbott në një postim në Twitter ka treguar se ka takuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai tha se në takim bisedoi me Haradinajn për planet e tij si një kandidat për President të Kosovës dhe për të dëgjuar për pritshmëritë e AAK-së në zgjedhjet që do të mbahen nesër.

Nga ana tjetër, kreu i AAK-së njoftoi në Facebook për takimin që zhvilloi por nuk preferoi të flasë lidhur me temën e zgjedhjeve për të cilën bisedoi me ambasadorin britanik, duke u treguar i kujdesshëm që të mos thyej rregullin e heshtjes zgjedhore.

I spoke to Ramush Haradinaj today about his plans as a Presidential candidate and to hear about AAK’s approach to the elections tomorrow. pic.twitter.com/OKf9D2Ky7T

— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) February 13, 2021

Të ngjashme