Ambasadori britanik viziton veriun, u bën thirrje kosovarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot qendrën e votimit në shkollën fillore Sveti Sava në Mitrovicën e Veriut.

Hargreaves u tha gazetarëve se ai shkoi për të marrë një pasqyrë se si po shkonte dita e zgjedhjeve dhe gjithashtu u kërkoi qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Është vërtet emocionuese të jesh këtu dhe të shikosh zgjedhjet e sotme në mbarë Kosovën”.

Ai shpreson në një pjesëmarrje vërtet të madhe të qytetarëve dhe që secili të ushtrojë të drejtën e votës dhe të zgjedhë se kush do ta qeverisë Kosovën.

Ai u bëri thirrje votuesve të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.

Të ngjashme