Ambasadori gjerman: Sundimi i ligjit është çelës për MSA-në dhe hyrjen në BE

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 12:01 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, thotë se sundimit i ligjit është çelës për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Sundimi i ligjit është çelës, për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe futjen në BE. Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për këto çështje me partnerët gjermanë. Bashkëpunimet me vendet anëtare të BE-së nuk janë diçka e re. Ambasadorët kanë bërë shumë që Universiteti Francez, Gjermanisë dhe universitetet e Ballkanit të bashkëpunojnë”.

LEXO Edhe: Muller: Ndryshimi i kufijve është legjitim

Profesor i Universitetit “Paris Nanterre”, Otmar Seul, thotë se raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po shkojnë drejtë normalizimit dhe se BE duhet të përballet me vështirësitë e Ballkanit Perëndimor.

“Normalizimi me Serbinë është duke ardhur, por duke mos cenuar pavarësinë e Kosovës nga serbët. Do të ishim të hapur që të kemi delegacionin serb.  BE duhet të përballet me vështirësi të shumta në Ballkanin Perëndimorë. Beogradi do na ndihmojë që shtetet ballkanike të jenë pjesë e BE”.

Profesori Universitar, Enver Hasani, në këtë diskutim ka folur për anëtarësimin e Ballkanit në BE dhe për mundësitë dhe vështirësitë e kësaj.

“Fatkeqësisht disa nuk janë në gjendje t’i përmbysim ato vështirësi, ndërsa problemi i kufijve është tjetër”.

Hajredin Kuçi, ka folur mbi karakteristikat legale të marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së në procesin e integrimit.

“Që nga 99, qëllimi jonë është si të integrohemi. Kemi filluar të kemi disa hapa konkretë drejt integrimit, duke nisur nga ajo se ne jemi duke bashkëpunuar me Brukselin”.

Dekan i Fakultetit Juridik, Haxhi Gashi, ka hapur ligjëratën, ku ka falënderuar ambasadën franceze dhe atë gjermane për kontributin në hapjen e kësaj shkolle.

“Është një kënaqësi e madhe që të hap këtë ceremoni për Shkollën Verore, e cila është organizuar dhe financuar nga ambasada franceze dhe ajo gjermane për të cilën ne jemi shumë të lumtur”.

Këto komente u bënë në hapjen e Universiteti Veror Gjermano-Francez.

 

Të ngjashme