Ambasadori shqiptar takohet me deputetë të Kuvendit

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 10:29 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, është takuar të martën me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë ndërmjet të dyja vendeve.

Ambasadorit Malaj, fillimisht iu shpreh mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij përfaqësues në vendin tonë.

Më pas, anëtarët e komisionit, falënderuan Shqipërinë për mbështetjen e saj ndaj Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, dhe u shprehën të bindur se, kjo mbështetje do të vijojë edhe më tej në të ardhmen.

Ambasadori Malaj, ndërkaq, nga ana e tij me këtë rast u shpreh: ”Propozimi për të qenë përfaqësues i Shqipërisë në Kosovë, përbën një nga momentet më të lumtura të jetës time”.

Shqipëria, tha në vijim, ambasadori Malaj, ka qenë dhe do të jetë përherë mbështetëse e Kosovës.

Në vijim të takimit, në mënyrë specifike u fol për fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë, me theks të veçantë në atë të përfaqësimit diplomatik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Shqipërisë, Petrit Malaj, me dy nëntor.

Kush është Petrit Malaj?

Petrit Malaj u lind në Vlore (Orikum) më 12 dhjetor, 1961. Ne vitin 1985, pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit me titullin “Aktor” në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik ne Akademinë e Arteve, Tiranë), menjëherë emërohet pedagog në kete Fakultet, njëkohësisht duke kryer kualifikimet pasuniversitare. Gjate viteve 1995-2000 ndjek specializimet dhe stazhet profesionale në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq”, Paris (France), në Shkollën e Teatrit Murcia (Spanjë), në Departamentin e Shtetit Amerikan për Administrim-Menaxhim të Teatrit dhe të shkollave teatrore, si dhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe kompanive teatrore, etj.

Në vitin 2004 i akordohet titulli ”Profesor”.

Pas një eksperience të gjatë drejtimi si Shef i Seksionit “Edukimi Trupor”, si Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (për 10 vite), dhe si Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj zgjidhet Rektor i Akademisë së Arteve si rezultat i proçesit zgjedhor ku morën pjesë stafi akademik, stafi joakademik dhe studentë të Akademisë së Arteve, duke u dekretuar më 8 janar 2008, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Bamir Topi, Rektor i të vetmit institucion artistik publik të arsimit të lartë në Shqipëri.

Petrit Malaj është anëtar i Bordit të Teatrit Kombëtar dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për 3 vite (2003-2006) ka qenë Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues – Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Prof. Petrit Malaj është pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike Evropiane dhe rajonale si festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilesine e pjesemarresit, lektorit apo drejtuesit te sesioneve teoriko-profesionale (Lisbone, Shkup, Prishtine, Udine, Sofie, Sibiu, Badajoz, Lecce, L’Aquila, Pescara, etj).

Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku vecohen: medalja “NAIM FRASHËRI” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë per rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe te tjera diploma e dëshmi te ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor.

Në vitin 1981 filloi studimet në Akademinë e Arteve dhe i përfundoi ato në vitin 1985 dhe diplomohet si aktor. Në vitin 1995 ndjek Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “ Jacques Lecoq “ në Paris, Francë. Në vitin 1996 ndjek Shkollën e Teatrit Murcia në Spanjë. Në vitin 2000 ndjek shkollën për menaxhim dhe teatër pran Departamentit të Shtetit Amerikan. Në vitin 2001 bën përvojë profesionale për aktrimin në Bari, Itali. Në vitin 2004 fiton titullin “profesor“.

Të ngjashme