Ambasadorja e USAID-it vazhdon vizitën në Kosovë, sot pritet nga Osmani

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Ndihmës Administratorja e USAID-it, Erin E. McKee po qëndron  për vizitë në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite që ka nisur më 3 dhjetor, McKee është takuar me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj.

Sot ajo do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Presidentes.

“Në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee”, thuhet në njoftim.

Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee do të deklarohen për media.

Përveç Osmanit, ambasadorja McKee pritet që të ketë takim edhe me kryeministrin, Albin Kurti sot pasdite.

USAID luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë. Misioni kryesor është promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Të ngjashme