Një 71-vjeçare ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit pasi ambulanca të të cilën ajo udhëtonte umbi kontrollin e doli nga rruga në në autostradën Durrës-Tiranë.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Në datë 14.02.2021, në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë. Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.