Amerika do të huazojë tre trilionë dollarë

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të marrin hua një rekord prej tre trilionë dollarësh në tremujorin e dytë, në një përpjekje për të kompensuar kostot e mëdha të paketave të shpëtimit të lidhura me koronavirusin.

Shifra  është më shumë se pesë herë më e madhe se rekordi tremujor i mëparshëm, i vendosur në kulmin e krizës financiare të vitit 2008.

SHBA-ja ka aprovuar rreth 3 trilionë dollarë në lehtësim të lidhur me virusin, përfshirë fondet shëndetësore dhe pagesa të drejtpërdrejta.

Borxhi kombëtar i vendit tani është afro 25 trilionë dollarë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme