Amerikanët dhe britanikët me 18 mijë ushtarë në kufi me Rusinë

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 15:43 | Nga

Forcat elitare të ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe kanë zhvilluar një ndër stërvitjet më të mëdha ushtarake në botë, përgjatë shteteve të Baltikut, të cilat gjenden në kufi me Rusinë.

Divizioni i Marinës Mbretërore britanike ka patrulluar rreth 30 kilometra në lindje të kryeqytetit të Letonisë, Riga, ndërkohë që e tërë stërvitja shtrihet nga Poznani në perëndim të Polonisë deri thellë në Letoni duke mbulur disa prej shteteve që ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, transmeton Gazeta Metro.

Përveç forcave britanike, në ushtrim kanë marrë pjesë edhe ato amerikane, norvegjeze dhe nga 15 shtete të tjera, duke formuar një personel prej 18 mijë ushtarësh – 12,500 prej të cilëve ishin amerikanë.

Shtetet perëndimore kanë forcuar praninë në lindje të Europës, që kur Rusia kishte aneksuar ushtarakisht rajonin e Ukrainës, Krimenë dhe vazhdon të shkaktojë probleme me rebelët në lindje të Ukrainës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme