Ekonomia Online
FUNDIT

Ana Lleshi humb ndjenjat dhe largohet nga programi

Ana Lleshi humb ndjenjat dhe largohet nga programi

Një nga diskutimet më kryesore të komentuara sot në “Për’puthen PRIME” ka qenë edhe situata midis Anës dhe Erjonit, shkak i krisjes së marrëdhënies së cilëve është bërë pikërisht afrimiteti i saj me Edin. Gjatë përballjes së dyshes, Ana u shpreh se me Edin ka më shumë ndjesi, ndaj dëshiron të shkëputet nga Erjoni, duke […]

Një nga diskutimet më kryesore të komentuara sot në “Për’puthen PRIME” ka qenë edhe situata midis Anës dhe Erjonit, shkak i krisjes së marrëdhënies së cilëve është bërë pikërisht afrimiteti i saj me Edin.

Gjatë përballjes së dyshes, Ana u shpreh se me Edin ka më shumë ndjesi, ndaj dëshiron të shkëputet nga Erjoni, duke i kërkuar kështu falje Mikelës, që sipas saj, ishte e pavlerë.

Ndërkohë, e akuzuar se po e përdor Edin për lojë, Ana ia vërtetoi Erjonit të kundërtën, duke i dhuruar një puthje Edit e duke i surprizuar të gjithë në studio.

Megjithatë, duket se situata midis djemve u acarua shumë pas hapësirës publicitare. Shkak, sipas tyre, u bë batuta e Erjonit, i cili përmendi “sa herë shkonte Edi në tualet”. Kjo gjë nuk u prit mirë nga ky i fundit, duke krijuar tensione në skenë.

Djemtë sa nuk u konfrontuan fizikisht, ndërkohë që të pranishmit e tjerë në studio u përpoqën t’i qetësonin.

Pas transmetimit të pamjeve, Ana u përlot ndërkohë që humbi ndjenjat në studio.

Nga ana tjetër, djemtë u munduan të sqaronin se debati dhe konflikti nuk ndodhi për shkak të Anës, edhe pse kjo e fundit e përjetoi shumë keq, duke u larguar nga emisioni.

Të ngjashme