Përgatitjet për zgjedhjet lokale të cilat janë paraparë që të mbahen më 22 tetor të këtij viti tashmë kanë filluar, por ende nuk janë krijuar institucionet qendrore të vendit, pas zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit.
Njohës të rrethanave politike nuk shohin probleme teknike në rast se respektohen procedurat ligjore dhe kushtetuese për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Por, ata parashohin krizë institucionale e cila gjithsesi sipas tyre do të ndikojë negativisht edhe në pushtetin lokal, raporton RTV21.
Politologu Ramush Tahiri thotë se ende nuk është caktuar data e konstituimit të Kuvendit. “Ndërsa, PAN-i ende nuk ka mbajtur mbledhje për ta kandiduar zyrtarisht Ramush Haradinajn si mandatar për formimin e Qeverisë”, tha Tahiri.