Analistët Ymerit: Kosova nuk është e jotja

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 14:55 | Nga

Deklarata e fundit të liderit të Lëvizjes Vetëvendose, Visar Ymeri ka ngjallur reagime të shumë tek qytetarët e Kosovës. Ymeri, insiston se Kombëtarja Shqiptare është unifikuesja e vetme e Shqiptarëve ndërkaq nuk flet për atë të Kosovës.

Analistët politikë, këto deklarata të Ymerit i kanë quajtur të pamatura, por të qëllimshme. Sipas tyre Ymeri i fiton votat në Kosovë dhe jo diku tjetër.

Anasliti politik, Halil Matoshi ka thënë për “zeri.info”, se Ymeri është thjeshtë integrist manipulator, ku sipas tij ai i fiton votat në Kosovë dhe jo në Mallakastër dhe paguhet nga paratë e taksapagueseve të varfër të Kosovës.

“Visar Ymeri është thjeshtë integrist manipulator, sepse i fiton votat në Kosovë e jo në Mallakastër dhe paguhet nga paratë e taksapagueseve të varfër kosovarë e në anën tjetër mohon entitetin juridik e politike të quajtur Republikë e Kosovës, atdheun e kosovarëve”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se Ymeri mohon rendin e saj kushtetues dhe atë simbolik.

“Ky njeri është gënjeshtar, ai thotë se ishim bashkë e pse sot të ndarë kur dihet se kurrë në histori nuk ka ekzistuar një entitet juridik-politik i quajtur Shqipëri që ka përfshi të gjithë shqiptarët në një shtet, e sidomos jo Kosovën. Shqipëri e bashkuar me Kosovën (një pjesë të saj e jo të tërën) ishte vetëm ajo nën pushtimin fashist italian”, ka thënë Matoshi.

E në anën tjetër, Imer Mushkolaj postimet e Ymerit i ka quajtur të pamatura, por të qëllimshme.

“Të anashkalosh paraqitjen e Kosovës në Finlandë, që është një moment historik, nuk është veprim i mençur. Ti mund ta simpatizosh edhe ndonjë shtet në Afrikë, por shtetin tënd duhet ta respektosh. A është Kosova shtet edhe i Visar Ymerit? A i jep ky shtet përfitime e privilegje? A ka ai përgjegjësi ndaj këtij shteti?”, ka thënë Mushkolaj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme