Carlo Ancelotti ka bërë gati një blerje në mbrojtje në rast të largimit të Kalidou Koulibaly.
Carlo Ancelotti ka filluar t’i planifikojë përforcimet e reja në Napoli.
Trajneri i ri i ekipit nga San Paolo ka bërë gati një blerje në mbrojtje në rast të largimit të Kalidou Koulibaly.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Ancelotti kërkon mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas, përcjell “lajmi.net”.
Manolas ka klauzolë në kontratën e tij me Romën me vlerë prej 38 milionë euro.