Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Andin Hoti ka falënderuar të gjithë ata që po i japin mbështetje duke thënë se kjo është për të një përgjegjësi për t’i shërbyer vendit.
Postimi i plotë i Hotit:
Me mirënjohje të thellë, për mbështetjen dhe besimin që po ma jepni çdo ditë. Faleminderit nga zemra 🫶 për çdo fjalë inkurajuese, çdo mesazh dhe për çdo qëndrim përkahës.
Ky është mesazhi më i qartë: Mbështetja juaj është përgjegjësi e drejtpërdrejtë për mua! Përgjegjësi për t’i shërbyer vendit, për të qenë i drejtë, i hapur dhe i palëkundur në shërbim të Republikës.
Mos lësho pe!
Lëvizja Vetëvendosje 116
Albin Kurti 1
Andin Hoti 11