Anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e PDK-së kanë bërë homazhe në Prekaz, për nder të 12-vjetorit të, raporton Ekonomia Online.
Shefi i GP të PDK, Bedri Hamza ka thënë se këtë ditë kanë zgjedhur ta fillojnë pikërisht në vendin ku filloi historia e Kosovës.
“Sot në këtë ditë të veçantë për Kosovën kryesia e PDK-së kemi zgjedhur ta fillojmë ditën nga një vend i veçantë, këtu ku ka filluar historia më e Kosovës, ku çka do që bëjmë ne prapë se prapë nuk është ekuivalent i asaj që meriton ky vend dhe këta njerëz”.
“…prandaj urime gjithë qytetarëve të Kosovës dhe sigurisht shteti i Kosovës për këto vite ka pasur të arritura dhe besojmë se shteti i Kosovës do të ketë të arritura edhe më të mëdha në vitet në vijim”, ka thënë Hamza.