Anketa: 36% e të rinjve s’e lëshojnë Kosovën nëse marrin 600-800 euro pagë

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Instituti për Kërkime Ekonomike ka zhvilluar një hulumtim ku ishte kërkuar nga të rinjtë të përgjigjen se për çfarë page do të qëndronin për të jetuar në Kosovë. Ata janë përgjigjur se një pagë rreth 700 euro do të ishte e mjaftueshme.

Hulumtimi ka përfshirë qytetarët që e shohin alternativë largimin nga Kosova për shkak të papunësisë, rrjedhimisht mungesës së të ardhurave mujore, shkruan gazetametro.net.

Sipas Institutit, anketa hulumtuese është bërë nga të dhënat primare, për të qenë hulumtim empirik i bazuar mbi kërkesën qytetare për pagën ideale. Dhe, siç thotë Sefer Zogaj, rezultatet kanë dalë të jenë interesante.

Sipas anketës, 36% e të rinjve besojnë që paga 600-800 euro është e mjaftueshme për të qëndruar në Kosovë.

20% e të anketuarve ju mjafton paga 400-600 euro, ndërkaq 18% dëshirojnë paga 800-1000 euro. Pagën mbi

Çka bie në sy, është se numri më i vogël i të anketuarve janë përgjigjur për pagën më të lartë dhe më të vogël. 1000 euro pagë e shohin si opsion për t’u mos u larguar nga Kosova vetëm 16% e të anketuarve, në anën tjetër 10% janë pajtuar me pagën solide 200-400 euro.

Në bazë të hulumtimit – pagat e sektorit publik përmbushin kërkesat e qytetarëve për “pagat e tyre ideale”, përderisa pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të vogla.

Instituti ka rekomanduar që politikat shtetërore ekonomike duhet të orientohen kah projektet zhvillimore të sektorit privat duke ulur njëkohësisht shpenzimet publike.

Ndryshe, Kosova renditet si vendi me papunësinë më të lartë në rajon, që shkon mbi 30 përqind. Rinia del të jetë shtresa më e prekur nga papunësia, e të cilët janë më të gatshmit për të lënë vendin për një jetë më të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme