Ekonomia Online
FUNDIT

Ansambli “Kastriotët” nga Ferizaj shpërblehet me çmimin për performancën më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës në Turqi

Ansambli “Kastriotët” nga Ferizaj shpërblehet me çmimin për performancën më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës në Turqi

Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj është shpërblyer me çmimin për performancën më të mirë në Festivalin e 17-të Ndërkombëtar të Kulturës, i cili u mbajt në Prefekturën e Ankarasë, Bashkinë Çubuk në Ankara dhe Bashkinë Inegöl në Bursa, ka njoftuar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. Në këtë festival, përveç përfaqësimit me […]


Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj është shpërblyer me çmimin për performancën më të mirë në Festivalin e 17-të Ndërkombëtar të Kulturës, i cili u mbajt në Prefekturën e Ankarasë, Bashkinë Çubuk në Ankara dhe Bashkinë Inegöl në Bursa, ka njoftuar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në këtë festival, përveç përfaqësimit me këngë e valle shqiptare, u zhvilluan edhe takime protokollare me drejtuesit e bashkive dhe komunitetin kulturor. Ndërkohë, koreografi Bajram Tahiri u nderua me titullin e veteranit të festivalit.

“Sot prita drejtuesit e anëtarët e AAKV ‘Kastriotët’ për t’i përgëzuar për këtë sukses dhe urat e bashkëpunimeve që po krijojnë me përfaqësimin e vlerave kulturore të Ferizajt”, ka shkruar Aliu.

Të ngjashme