Apeli hedh poshtë aktakuzën ndaj Agim Bahtirit

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 16:19 | Nga

Gjykata e Apelit i ka aprovuar si të bazuara ankesat e të pandehurve Agim Bahtiri, H.F. dhe G.K., kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 28.12.2016.

“Aktakuza e cila i ngarkon ata për veprat penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, (A.B. dhe H.F. ) dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, (G.K.), e ngritur nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është hudhur. Procedura penale ndaj tyre është pushuar”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Kjo gjykatë, duke pasur parasysh provat në bazë te të cilave është ngritur aktakuza, vlerëson se në rastin konkret ato nuk mbështesin dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen.

“Prandaj konform dispozitës se nenit 250 paragrafi 1, nënparagrafi 4 të Kodit të Procedurës Penale, hudhet akuza dhe pushohet procedura penale në këtë çështje”, thuhet më tej në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme