Apeli i Van Dijk për lojtarët e Liverpoolit para ndeshjes me Cityn

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 16:42 | Nga

Virgil Van Dijk është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

“Mbrojtja e një rezultati 3:0 këtu do të jetë një situatë e çuditshme. Ne duhet të hyjmë me mentalitetin se rezultati ende është 0-0. Ne duam ta fitojmë ndeshjen. Ne e dimë se jemi në gjendje të shënojmë”, ka deklaruar mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

“Ne e dimë se si skuadër mund të mbrohemi shumë mirë, të jemi kompakt, siç kemi qenë në pjesën e dytë kundër tyre”.

“Duhet të qëndrojmë të qetë. Ne duhet të jemi në 100 për qind dhe të bëjmë gjërat siç bëmë në pjesën e parë kundër tyre. Nëse e bëjmë këtë, do të jetë një natë e vështirë për ata”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme