Apostolova: S’do të ketë mur në Mitrovicë

Mitrovicë | 31 Mar 2017 | 10:47 | Nga Foto Arkiv

“Të jeni të sigurt se nuk do të ketë mur për të ndarë pjesën e rinovuar të rrugës dhe urës mbi lumin Ibër”, tha dje në Mitrovicë, përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, duke folur rreth punimeve në rindërtimin e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe ndërtimin e zonës së këmbësorëve në pjesën veriore të qytetit.

“Në këtë moment kjo është në procesin e ndërtimit dhe për këtë them se ekzistojnë disa spekulime se atje do të ndërtohet një mur i ri, por që nuk është e vërtetë.

Kjo është struktura e vetme që mbron zonën e këmbësorëve dhe nuk do të jetë më e lartë se 40-60 centimetra me lule të bukura dhe gjelbërim me standardet që ju mund t’i shihni në Evropën Perëndimore“, tha ajo, raporton Radio KIM.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme