Apostolova: Sistemi i arsimit, shtyllë kryesore për zhvillim ekonomik dhe politik

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 10:52 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Universitetin e Prishtinës ka nisur shkolla verore e BE-së, me fokus në çështjet e BE-së, zbatimin e MSA-së dhe marrëdhëniet Kosovë-BE.

Në hapjen e kësaj ngjarjeje ishin të pranishëm zyrtarë qeveritarë, të BE-së dhe të UP-së.

Shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se sistemi i arsimit është shtylla kryesore për një shtet që të ketë zhvillim ekonomik dhe politik., raporton Ekonomia Online.

“Investimet në arsim janë më të rëndësishmet, gjithashtu ato janë ndihma e zhvillimit të një shteti. BE ka financuar ndryshimet e shumta në arsim të cilat kanë ndodhur në Kosovë…Lufta kundër korrupsionit, sjellja e drejtësisë e bënë Kosovën edhe më shumë përfituese edhe më të madhe të benefiteve që sjell BE-ja në këtë vend”, ka thënë ajo.

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se integrimi në BE është pjesë e agjendës kosovare.

Ajo ka thënë se pavarësisht që Kosova vazhdon të mbetet e izoluar në aspektin e lirisë së lëvizjes, ka arritur të përfitojë në mënyra të ndryshme nga projektet e BE-së.

“Pavarësisht backgroundit politik dhe relegjionit projekti i BE është një ndër më të rëndësishmit dhe më i suksesshmit. Edhe pse vazhdojmë të jemi te mbyllur me procesin e vizave ne jemi përfitues të IPA dhe projektit të Erasmus+, i cili ka ndihmuar shumë studentë. Kompanitë tona biznesore kanë përfituar nga marrëveshjet me BE në mënyrë që produktet e tyre të eksportohen produktet e tyre në vendet e BE-së”, ka thënë ajo.

I pari i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka thënë se UP ka sjell kuadro të cilat kanë bërë transformimin e shoqërisë.

Ai gjithashtu ka bere të ditur që UP në mënyrë gjenerale ka prodhuar akademikë, shkencëtarë, gjuhëtarë e artistë.

Ndërsa ka kujtuar edhe kohën e vështirë të universitetit ku ka thënë se “Hasan Prishtina” ka bërë revolucion arsimor.

“Unë s’jam duke thënë që çdo gjë është perfekt por ne jemi duke provuar dhe jemi duke u afruar me standardet e BE-së. Studentët tanë po përgatiten që të ndjekin rregullat, as më pak e as më shumë. Të gjithë janë të interesuar që të hyjnë në Universitetin e Prishtinës. Ne duam të fillojmë ndryshimin dhe pa ndryshimin e UP nuk mund të ndryshoj shoqëria. Mirëpo, Universiteti i Prishtinës është një universitet me shumë influencë dhe që nga viti 1981 ne jemi duke u përballur me shumë probleme sidomos në periudhën e pasluftës”, ka thënë ai.

Shkolla verore e BE-së do të mbahet nga 3 deri më 7 korrik.

Të ngjashme