Apple shton edhe një ngjyrë të re në iPhone 7 dhe 7 Plus

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 17:12 | Nga

iPhone 7 dhe 7 Plus tashmë është në dispozicion në pesë ngjyra duke përfshirë Jet Black, Black, Silver, Gold dhe Rose Gold. Në ndërkohë, një ngjyrë e re mund të jetë pjesë e linjës së fundit të iPhone.

Sipas ueb faqes japoneze Macotakara, Apple është duke punuar për të sjell një version të ri të iPhone 7 dhe 7 Plus që mund të vijë me ngjyrën e emëruar si Pure White ose Jet White.

Në foton e bashkangjitur më poshtë mund të shihet versioni i ri në ngjyrë të bardhë i iPhone-it të fundit nga Apple, i cili mund të debutojë së shpejti në rast se thashethemet dalin të jenë të vërteta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme