Arabia Saudite hakoi njeriun më të pasur në botë Jeff Bezos?

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Një hetues i udhëheqësit të Amazon, Jeff Bezos, thotë se Arabia Saudite ka hakuar telefonin e Bezos dhe i është qasur të dhënave te tij.

Gavin de Becker ishte punësuar nga Bezos për të gjetur se si mesazhet e tij private u zbuluan në tabloidin “National Enquirer”.

De Becker e lidhi hakimin e mbulimit të Washington Post për vrasjen e shkrimtarit saudit Jamal Khashoggi me Konsullatën Saudite në Stamboll.

Arabia Saudite ende nuk ka komentuar lidhur me këto pretendime.

Bezos ka në pronësi Uashington Post.

De Becker tha se ai i kishte dorëzuar gjetjet e tij zyrtarëve federalë të ShBA-ve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme