Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka adresuar situatën midis Federico Valverdes dhe Aurelien Tchouamenit.
Dyshja u përleshën fizikisht dhe uruguaiani madje përfundoi në spital, mirëpo klubi tashmë i ka gjobitur dhe ata kanë kërkuar falje.
“Kam dy gjëra për të thënë. Së pari, jam shumë krenar për vendosmërinë e klubit, shpejtësinë, dhe transparencën”, ka thënë Arbeloa në konferencë për media para El Classicos.
“Së dyti, jam krenar që lojtarët kanë pranuar gabimin e tyre, janë shprehur të penduar dhe kanë kërkuar falje”.
“Valverde dhe Tchouameni meritojnë ta tejkalojnë këtë, t’ua japim një shans që të vazhdojnë së luftuari për këtë klub. Jam krenar me ta”.