Arbër Hajdari tregon sa është paguar në “Big Brother VIP”

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Arbër Hajdari ka bërë një postim lidhur me eksperiencën në ‘Big Brother VIP’, ku përshkruan gjithçka, nga pranimi i ftesës deri te mendimet që ka dhënë lidhur me situata të caktuara.

“Të nderuar miq, Në 5 tetor të vitit që lamë pas, pranova ftesën për të marrë pjesë në programin televiziv “Big Brother Vip”. Nuk ishte e lehtë për mua që gjatë këtyre muajve të ndiqja misionin tim me Fundjavën dhe gjithashtu këtë program.

Mora pjesë sepse: Së pari, doja ti tregoja shqiptarëve se çfarë mendimi kam për shoqërinë, për vlerat qytetare, morale, njerëzore, intelektuale, çfarë besoj e përfaqësoj, për tema të ndryshme.

Së dyti për të komentuar drejt, pa dallime, pa paragjykime, lojën e banorëve në shtëpi. Në fakt të qënit opinionist në këtë program kaq të ndjekur nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë e imja. Shpresoj që gjatë gjithë kësaj kohe, të jem treguar i drejtë me mendimet e mia.

Ju faleminderit të gjithëve për komentet e mesazhet e shumta gjatë gjithë kësaj kohe”, ka shkruar Hajdari në postimin e tij.

Ndërkohë që një ndjekës, i ka lënë një koment: “Edhe ca lek i ke paluar, s’është keq…”

I menjëhershëm ishte reagimi i Arbrit i cili thotë se në jetë ka gjëra edhe më të rëndësishme se paraja.

“Ju eshte bere mendja leke leke leke. Arsyet i kam shkruar me lart pse kam shkuar. Nuk kam shkuar per asnje lloj pagese, zero! Nuk behet cdo gje per leke ne kte bote!”, i është kthyer Hajdari.

Të ngjashme