Arbër Zeneli shkëlqen ndaj Malmos, gol dhe asistim në fitoren e Elfsborgut

Prishtinë | 26 Kor 2026 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Arbër Zeneli ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e IF Elfsborgut ndaj Malmo FF me rezultat 2:1, në kuadër të kampionatit suedez.

Reprezentuesi kosovar realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e pestë, ndërsa në minutën e 34-t asistoi për golin e fitores së skuadrës së tij, transmeton Klankosova.tv.

Zeneli u zëvendësua në minutën e 76-të dhe për paraqitjen e tij mori notën 7.9 nga “SofaScore”, duke qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të takimit.

Me këtë fitore, Elfsborgu ka grumbulluar 21 pikë pas 15 ndeshjeve dhe renditet në vendin e gjashtë në tabelën e Allsvenskan.

Zeneli po kalon një sezon pozitiv, me katër gola dhe dy asistime të regjistruara deri tani në kampionatin suedez.

Të ngjashme