Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka treguar nëpërmes një postimi në Facebook se për herë të parë në Beograd u festua Pavarësia e Kosovës.
Ky organizim u mbajt në rezidencën e përfaqësuesit të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.
Sipas Sinanit, njohja e realitetit nga Beogradi është një shans për demokratizimin e Serbisë. Ajo tha se ky akt i festës në kryeqytetin serb është akt domethënës.
“Pikërisht sepse njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë. Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Sinani në Facebookun e saj, ku ka publikuar dhe disa fotografi.
POSTIMI I PLOTË:
Nën organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, respektivisht shefi i Zyrës, SH.T. Ambasadori Jetish Jashari, pata nderin të marr pjesë në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Nga të gjitha, shenimi i përvjetorit të 15 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd ishte i veçantë.
Simbolikë shumë domethënëse.
Pikërisht sepse njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë.
Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor.