Pianistja kosovare, Ardita Statovci, e cila ka shkelur skena prestigjioze gjithandej botës, do të interpretojë në ndërtesën prestigjioze vjeneze, “Wiener Musikverein”. Si soliste e ansamblit “Alban Berg”, ajo do të interpretojë dy vepra të njohura të literaturës botërore.
E shoqëruar nga pianistja zvicerane Ariane Haering, me të cilën ka krijuar një duo pianistike, pianistja nga Kosova do të interpretojë në njërën prej sallave të ndërtesës që njihet sidomos si nikoqire e Koncertit të Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës.
“Koncerti do të mbahet më 7 nëntor në ‘Musikverein’- shtëpi e njohur e koncerteve jo vetëm në Austri, por ndërkombëtarisht, e cila daton që nga viti 1870.
Ajo ka thënë se në këtë koncert është e ftuar si mysafire soliste e Ansamblit “Alban Berg Ensemble Wien” me të cilin do të interpretojë në Sallën e Brahmsit, që njihet si një vend ideal për muzikë kamertale.