Ariana Grande do të performojë në Manchester, dy vite pas sulmit terrorist

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande, do të performojë në Manchester për herë të parë që nga sulmi terrorist i vitit 2017 që ka ndodhur në këtë qytet.

Këngëtarja 25-vjeçare do të kryesojë koncertin “Manchester Pride” në muajin gusht të këtij viti.

Të paktën 22 persona vdiqën nga sulmi kamikaz pas performancës së Grandes në Manchester Arena në maj të vitit 2017.

Dhe ylli amerikan i popit do rikthehet në këtë qytet për të performuar për eventin e LGBT+ në një depo të vjetër hekurudhore me kapacitet prej 9.000 personash më 25 gusht.

Aktualisht Grande mban vendin e parë dhe të dytë në tabelat britanike. Gjithashtu edhe albumi i saj qëndron në vendin e parë.

Ajo më parë tregoi se do të luante një “shfaqje speciale” në Manchester, si pjesë e turneut të saj të ardhshëm botëror, por nuk tregoi detajet.

Koncerti i Pride në Mayfield Depot ka të ngjarë të jetë një kthim emocional i Grandes në qytet, dy vjet pas sulmit të Manchester Arena.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme