Arifi: Zgjedhjet e shpeshta po pengojnë proceset zhvillimore

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 08:09 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesindikalisti Haxhi Arifi ka thënë se mbajtja e shpeshtë e zgjedhje në Kosovë po i dërgon në status-quo proceset zhvillimore të Kosovës.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se pavarësisht se qeveritë ndërrohen kërkesat e sindikatave të punëtorëve do të jenë në tavolinë për t’u shqyrtuar.

“Normal gjatë periudhës së zgjedhjeve ka pasur pengesa për shkak se vendimmarrjet kanë mbetur në një status-quo, por për ne pavarësisht se kush vjen në qeveri ne jemi ata të cilët kemi qenë si BSPK dhe kërkesat tona do të jenë për herë në tavolinë për tu shqyrtuar, dhe besoj se edhe do të zgjidhen”, ka thënë ai.

Arifi ka theksuar se mosrespektimi i ligjeve dhe Marrëveshjes Kolektive vazhdon të mbetet problem kyç për punëtorët kosovarë.

“Si kërkesa të reja janë kërkesat që vijnë nga kompanitë të ndryshme, ku nuk respektohen ligjet dhe Marrëveshja Kolektive, por në takimin që kemi pasur parazgjedhor dhe tani që do të vazhdojë, ne i kemi dhjetë pika të cilat ne i kemi paraqitur edhe atyre të cilët do të formojnë qeverinë, se duhet të bëjnë zgjidhje në këtë drejtim”, ka thënë Arifi.

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, po ashtu si problem madhor e sheh mosrespektimin e ligjeve edhe nga kompanitë e huaja që operojnë në vend.

“Ata të cilët bëjnë biznes në Kosovë do të duhet t’i respektojnë ligjet tona, ne nuk jemi kundër biznesit, por ligjet tona duhet të respektohen për derisa ata operojnë në Kosovë. Problemet në mosrespektimin e ligjeve nuk kemi vetëm në sektorin privat, këto probleme i kemi edhe në sektorin publik. Ne jemi marrë vesh që hap pas hapi të realizohet kjo, por nuk ka ndodhur në tërësi, dhe ne do të jemi më të ashpër në qëndrimet dhe kërkesat tona“, ka thënë Arifi.

Të ngjashme