ARKEP marrëveshje me tri shtetet fqinje për harmonizimin e përdorimit të frekuencave për shërbimet mobile

Prishtinë | 07 Nën 2023 | 13:45 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Autoriteti Rregullativ i Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjeve Teknike për harmonizimin e përdorimit të frekuencave për shërbimet mobile – rrjetet MFCN në zonat kufitare, me Rregullatorët e shtetit të Shqipërisë, Maqedonisë se Veriut dhe Malit të Zi, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Bordit të  ARKEP-it, Nazim Rahimaj, tha së kjo është një mundësi për shfrytëzimin efektiv të resurseve të frekuencave të shërbimit mobile në zonat ndërkufitare.

“Përmes këtyre marrëveshjeve do të iu mundësohet operatoreve të rrjeteve mobile të Republikës së Kosovës, me operatorët e vendeve të Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, operim dhe shfrytëzim të radio frekuencave për interference në zonat ndërkufitare për rrjetet mobile si mundësi të mëdha të shfrytëzimit efektiv dhe resurseve frekuencore të shërbimit në mobile në zonat ndërkufitare. Ky bashkëpunim i shkëlqyer tash e sa kohë mes institucioneve tona, forcon themelet e bashkëpunimit”.

Tomi Frashëri, kryetar i Këshillit Drejtues në AKEP theksoi se marrëveshja e nënshkruar krijojnë lehtësira për të gjitha shtetet.

“Jam i kënaqur që kjo po bëhet në bashkëpunim rajonal. Sot këtë marrëveshje gjënë një konkretizim në Prishtinë, duke shpresuar që do të jetë një hap para, andaj para kësaj seance pata kënaqësi të nënshkruajmë marrëveshjen që të na qoj përpara, është bashkëpunim shumë i rëndësishëm duhet t’i jemi mirënjohës edhe Mali të zi dhe Maqedonisë”.

Darko Grgurovic, drejtor ekzekutiv i Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbime Postare në Malin e Zi, tha se së bashku mund të bëjmë me shumë për rrjetet ndërkufitare.

“Nëpër mjetë kësaj marrëveshje për kushte të rrjeteve moderne në këtë rast dua ta shprehë dakurdimin, kjo është arsyeja pse dyert e agresioneve tona janë të hapura, së bashku mund të bëjmë më shumë për rrjetet ndërkufitare”.

Jeton Akiku, drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike në Maqedoninë e Veriut, tha se marrëveshja e nënshkruar është dëshmi se përmes bashkëpunimit mund të arrihen rezultate, raporton EO.

“Kemi një bashkëpunim të mirë, kjo është një shenjë që kemi një bashkëpunim të mirë një bashkëpunim shoqëror jo vetëm fqinjësore, por shumë shoqërore, dua të ju falënderoje për këtë bashkëpunim dhe këtë punë të mirë”.

Të ngjashme