Arnold Schwarzeneggeri po ndihet shumë mirë pas operacionit të dytë në zemër

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Ylli i “Terminatorit”, Arnold Schwarzenegger, u ka bërë të ditur fansave se po ndihet shumë mirë pas operacionit të tij të dytë në zemër.

Ish-guvernatori i Kalifornisë, 73 vjeçar, ka thënë se i është dhënë një valvulë e re aortale, raporton Sky News.

Më 2018 atij i ishte vendosur një valvulë pulmonare për ta zëvendësuar atë të vitit 1997 për shkak të një defekti të lindur në zemër.

Në rrjetet sociale ai ka falënderuar mjekët për kujdesin, dhe që nga operimi ka arritur të dalë jashtë dhe të argëtohet.

Të ngjashme